Kreu i shtetit Hashim Thaçi, ka kujtuar 20 vjetorin e luftës në Dukagjin.
“Pas Epopesë së UÇK-së dhe rënies së komandantit legjendar Adem Jashari, sot e 20 vjet më parë në Dukagjin filloi rezistenca që shënoi jo vetëm solidarizimin por edhe përhapjen e luftës çlirimtare në mbarë Kosovën”, ka thënë Thaçi.
“Sot me nderimin më të lartë kujtojmë të rënët në Epopenë e Dukagjinit si dhe gjithë dëshmorët e rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shtuar më tej.
Artikuj të ngjashëm
-
Kujtohet beteja e Likoshanit dhe Qirezit
-
Thaçi i konsideron veteranët shembull të sakrifikimit për ideale e lirinë tonë
-
Në 21-vjetorin e rënies, Thaçi e dekoron me urdhrin `Hero i Kosovës` dëshmorin Jakup Agushi
-
Epopeja e Dukagjinit dhe 24 Marsi bëjnë bashkë krerët e shtetit
-
Bëhen bashkë krerët e shtetit në Gllogjan, thonë se 24 marsi i ’99-ës është ditë historike