Sot bëhen 20 vjet nga fillimi i luftës në Kosovë, e cila nisi në fshatrat e Drenicës, Likoshan dhe Qirez, ku te vendi i quajtur “Te tre lisat” u zhvilluan luftimet mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave kriminale serbe.
Në luftimet e zhvilluara mbetën të vrarë disa policë serbë. Si pasojë e kësaj, forcat e armikut rrethuan të dy fshatrat ku ekzekutuan 24 civilë të pafajshëm.
Këtë masakër e ka kujtuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar se kjo betejë u bë në shenjë hakmarrjeje pas përleshjes me njësitet e UÇK-së te Lisi Gjashtnjak
“Më 28 shkurt 1998, në Likoshan dhe Qirez të Drenicës, policia serbe në mënyrën më barbare vrau gra, pleq, burra dhe të rinj të paarmatosur, në oborret dhe shtëpitë e tyre, në shenjë hakmarrjeje pas përleshjes me një njësit të UÇK-së te Lisi Gjashtënjak. Viktimat e pafajshme përpos që u vranë, ato edhe u masakruan. Me këtë akt policia dhe ushtria serbe filluan fushatën e akteve masive të vrasjeve, masakrave, gjenocidit, djegies dhe spastrimit etnik për dy vite me radhë (1998 - 1999)”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai thotë se Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli, janë heronjtë që shënuan fillimin e luftës frontale kundër okupimit në Drenicë.
“Në Likoshan e Qirez, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, i tregoi armikut vendosmërinë e saj për çlirim.
Sot nderojmë rënien e njëzet vëllezërve e motrave tona, që pësuan nga hakmarrja e armikut, edhe pse ishin të paarmatosur. Gjaku i tyre u bë dritë për lirinë që po vinte”, ka thënë Thaçi.
Përkujtohen 77 civilët e masakruar në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër
Ndërkaq ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli, janë heronjtë që shënuan fillimin e luftës frontale kundër okupimit në Drenicë.
“Në Likoshan e Qirez, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, i tregoi armikut vendosmërinë e saj për çlirim.
Sot nderojmë rënien e njëzet vëllezërve e motrave tona, që pësuan nga hakmarrja e armikut, edhe pse ishin të paarmatosur. Gjaku i tyre u bë dritë për lirinë që po vinte”, ka shkruar ai në Facebook.
Në luftimet e zhvilluara mbetën të vrarë disa policë serbë. Si pasojë e kësaj, forcat e armikut rrethuan të dy fshatrat ku ekzekutuan 24 civilë të pafajshëm.