Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot nё takim lamtumirës ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, tё cilin e ka falënderuar për kontributin e dhёnё nё thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona.
Thaçi dhe O’Connell në këtë takim kanё nënshkruar edhe një memorandum mirëkuptimi ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Kosovës për të vazhduar mbështetjen për FSK-në.
Presidenti Thaçi e falënderoi ambasadorin O’Connell për punën e tij në Kosovë.
“Kemi ngritur bashkëpunimin tonë në nivel edhe më të lartë”, u shpreh ai.
Ndërsa duke folur për memorandumin e mirëkuptimit, presidenti Thaçi u shpreh se kjo i hap rrugë vazhdimit të bashkëpunimit të FSK-së me Britaninë e që do të sjellë ngritje të mëtutjeshme të aftësive dhe kapaciteteve të FSK-së.
“Mbretëria e Bashkuar nё vazhdimësi ka mbështetur Republikёn e Kosovës nё tё gjitha fushat. Ne do tё jemi gjithmonë mirënjohës për kёtё mbështetje”, ka thënë presidenti Thaçi.
-
Situata politike në Kosovë e mbështetja e Britanisë, bisedë mes Mustafës e O’Connellit
-
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori britanik, diskutojnë edhe për dialogun
-
Thaçi pranon kredencialet nga ambasadori i Belgjikës, Frederic Maurice
-
Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri hungarez, Jozsef Bencze
-
Ambasadori zviceran ia dorëzon kredencialet presidentit Thaçi