Ish-presidenti Hashim Thaçi nuk ka marrë pjesë në seancën gjyqësore të së martës në Hagë, për shkak, se siç ka njoftuar trupi gjykues, nuk ka qenë mirë me shëndet dhe i duhet konsultë mjekësore.
Me të nisë seanca, ajo shkoi në pauzë e avokati i Thaçit, Luka Mishetiq tha se është njoftuar nga sekretaria se Thaçi s’do të vijë e se nuk di diçka më shumë.
Pas kësaj, kryetari i trupit gjykues Charles Smith III tha se i është thënë që nuk është mirë me shëndet dhe se duhej të takohej me një mjek, por që as ai nuk ishte në dijeni që ai nuk do të merrte pjesë.
“I vetmi komunikim, që nuk ka qenë mirë nga shëndeti dhe duhej të takohej me një mjek”, tha ai.
Pas kësaj, Mishetiqit iu kërkua që të komunikojë me Thaçin për të kuptuar nëse do të bashkohet apo do të japë leje që seanca të vazhdojë pa praninë e tij.
Ndërkohë në seancën e së martës, ish-udhëheqësi tjetër i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, po mban një kollare me motive shtetërore të Kosovës.
Edhe
Ish-presidenti Thaçi nuk mori pjesë në seancë për shkaqe shëndetësore
Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi akuzohen si të dyshuar për krime lufte. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm./BetimipërDrejtësi
VIDEO:
-
Sot mbahet seancë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve për pengim në administrimin e drejtësisë
-
Thaçi flet për FAZ-in: Serbia na sulmoi, populli i Kosovës rezistoi
-
Mishetiq: Hashim Thaçi është i pafajshëm, shpallja fajtor do të ishte padrejtësi historike
-
Të hënën nis faza përfundimtare e gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë