Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në margjina të Forumit të Paqes të Parisit ka takuar edhe Presidentin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer, me të cilin ka biseduar për rolin e KNKK-së në zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur në Kosovë.
Siç njofton kumtesa presidenciale, Thaçi ka theksuar se çështja e të pagjeturve është plaga më e madhe e mbetur hapur që nga lufta.
“Duhet gjetur zgjidhje të menjëhershme për të gjithë personat e pagjetur", ka thënë Thaçi.
Ai ka shtuar se kjo është çështje humanitare dhe nuk duhet të politizohet.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti takohet me presidentin e Kryqit të Kuq, flasin për personat e zhdukur në Kosovë
-
Sorensen: Zbardhja e fatit të të zhdukurve, prioritet në dialog
-
Kryqi i Kuq: Palët të rrisin përpjekjet në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur
-
Kurti pret që më 2 maj të trajtohet me urgjencë çështja e të pagjeturve
-
Franca për marrëveshjen për të pagjeturit: Thelbësore për pajtimin Kosovë-Serbi