Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po i prin delegacionit të Kosovës, në Nju Jork, është takuar sonte me Sekretarin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), Dr. Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.
Thaçi e përgëzoi sërish Dr. Al-Othaimeen për marrjen e postit të Sekretarit të Përgjithshëm të OBI-t, një organizatë kjo që e ka përkrahur Kosovën fuqishëm.
“E falënderova Dr. Al—Othaimeen për mbështetjen e rëndësishme të OBI-t për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Nga 57 shtete të kësaj organizate, 30 prej tyre e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Thaçi gjatë takimit.
Ai shtoi se mbështetja e Sekretarit të OBI-t dhe të shteteve anëtare të saj për rritjen e njohjeve të Kosovës është e një rëndësie të posaçme për afirmimin e shtetit në arenën ndërkombëtar.
-
Thaçi e Pacolli falënderojnë Sekretarin e Përgjithshëm të OBI-së
-
Osmani shpreson që shtetet e Bashkëpunimit Islamik ta njohin Kosovën në një të ardhme të afërt
-
Kosova u kërkon shteteve islamike përkrahje për anëtarësimin në Interpol
-
Sekretari i Ligës Myslimane: Turp që disa shtete islamike s’e kanë njohur Kosovën
-
Osmani takon presidentin e shtetit që nuk e njeh Kosovën