Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm i saj janë takuar sot në Nju – Jork me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Dr. Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen, transmeton Koha.net.
Për këtë takim Pacolli ak njoftuar në Facebook:
“Së bashku me Presidetin Thaçi pak më herët takuam Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Shkëlqësinë e Tij, Dr. Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen. E falenderuam për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme që kjo Organizatë dhe shtete anëtare të saj i kanë dhënë dhe po i japin Republikës së Kosovës, në lidhje me konsolidimin e shtetësisë dhe integrimin e plotë të vendit tonë në bashkësinë ndërkombëtare.
Shprehëm zotimet dhe përkushtimet tona për rritjen e përpjekjeve dhe angazhimeve të përbashkëta diplomatike për rritjen e numrit të njohjeve”.
-
Thaçi: Nga 57 shtete të OBI-t, 30 e kanë njohur Kosovën
-
Kosova u kërkon shteteve islamike përkrahje për anëtarësimin në Interpol
-
Osmani ia thekson sekretarit të Ligës Arabe nevojën për mbështetje në procesin e njohjes së Kosovës
-
Osmani flet me O’Brienin për sigurinë në rajon
-
Osmani shpreson që shtetet e Bashkëpunimit Islamik ta njohin Kosovën në një të ardhme të afërt