13:52 - Ndërkohë, njoftim ka dërguar edhe presidenca e Kosovës. Sipas njoftimit, presidenti Hashim Thaçi ka biseduar me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe 57 shteteve anëtare të kësaj organizate.
Thaçi ka kërkuar nga sekretari Al-Othaimeen mbështetjen e OBI-it në procesin e shtimit të njohjes për Republikën e Kosovës, për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe organizata tjera ndërkombëtare.
“OBI edhe në të kaluarën ka mbështetur Republikën e Kosovës në shtimin e njohjes dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Presim vazhdimin e mbështetjes tuaj”, ka thënë Thaçi.
Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen ka thënë se kjo organizatë do të vazhdojë mbështetjen e gjithëmbarshme për Kosovën.
Mbështetja e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI-it) dhe e 57 shteteve anëtare të kësaj organizate është jashtëzakonisht e rëndësishme për anëtarësimin e plotë dhe të barabartë të Republikës së Kosovës në INTERPOL.
Edhe
Osmani kërkon mbështetjen e SHBA-së për anëtarësim në INTERPOL
Kështu ka thënë kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Yusuf Al Othaimeen, në margjina të shumë takimeve të tjera zyrtare, që po zhvillohen në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
“Organizata për Bashkëpunim Islamik gjithmonë ka mbështetur fuqishëm konsolidimin dhe integrimin e shtetit të Kosovës. Rezolutat e miratuara në të kaluarën nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm të kësaj organizate, ku bëjnë thirrje për njohje të shtetit të Kosovës janë dëshmia më e mirë e kësaj mbështetje. Kënaqësi, që ta ritakojë Sekretarin e Përgjithshëm të OBI-it, z. Yusuf al Othaimeen, pas takimit që e kishim më herët gjatë këtij viti në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka. E falënderuam për mbështetjen e deritanishme dhe kërkuam që kjo mbështetje të reflektohet edhe në procesin e anëtarësimit të vendit tonë në INTERPOL”, ka thënë Pacolli.
-
Osmani, Robinsonit: Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL pa ndihmën e SHBA-së, i pamundur
-
Osmani shpreson që shtetet e Bashkëpunimit Islamik ta njohin Kosovën në një të ardhme të afërt
-
Pacolli i ankohet “Sophies” në vend të Organizatës për Bashkëpunim Islamik për al-Malikin
-
Kosova në “dyert” e INTERPOL-it