Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi kujton Kushtetutën, e quan udhërrëfyes për shtetin

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi sot në Facebook ka përkujtuar Ditën e Kushtetutës, transmeton Koha.net.

Ai e ka quajtur atë udhërrëfyes për krijimin e shtetit ndërsa ka premtuar punë të mëtejshme për të garantuar e respektuar të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Ky është postimi:

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës sot shënon dekadën e parë. Si udhërrëfyes për krijimin dhe forcimin e shtetit, ajo pasqyron më së miri përpjekjet shekullore për liri, barazi e drejtësi dhe dëshmon vendosmërinë për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët në paqe të qëndrueshme. Asnjëherë nuk do të ndalemi së punuari për të forcuar shtetin, duke respektuar të drejtat e liritë e çdo qytetari dhe duke garantuar barazinë e tyre para ligjit”.

Artikuj të ngjashëm