Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kushtetuta e Kosovës është frymëzim për liritë dhe të drejtat e qytetarëve.
Osmani në përvjetorin e 15-të të miratimit të Kushtetutës, ka thënë se ka thënë se është detyrë e prioritet që të respektohen dhe zbatohen vlerat kushtetuese.
“Sot festojmë miratimin e Kushtetutës së Republikës Kosovës- Aktit themeltar të shtetit tonë. Kushtetuta jonë është frymëzim për liritë dhe të drejtat qytetare, për barazi para ligjit dhe vlera të tjera, përmes të cilave, kjo kushtetutë na mban brenda familjes së madhe evropiane. Është detyrë e përbashkët, që nëpërmjet ruajtjes së sovranitetit, integritetit territorial, respektimit të vullnetit të popullit, garantimit të lirive qytetare pa dallim, t'i mbrojmë dhe avancojmë këto vlera, duke u bazuar gjithnjë në frymën dhe shkronjën e Kushtetutës. Mbetet detyrë dhe prioritet i yni i përbashkët që me punë e përkushtim, t'i respektojmë dhe zbatojmë këto vlera kushtetuese, të cilat ndër të tjera janë edhe shpërfaqje e identitetit tonë”, ka thënë Osmani.
-
Osmani: Kosova e angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë
-
Osmani: Kosova shtet i përkushtuar ndaj demokracisë e sundimit të ligjit
-
Adresimi i Osmanit në fund të mandatit: Kosova nuk dorëzohet kurrë
-
Osmani uron Haxhiun: Mandati të shquhet për vendime të rëndësishme shtetërore
-
Osmani: Kosova, shembull i ndërtimit të një shteti demokratik mbi guximin, rregullat dhe drejtësinë