“Ata, sikurse edhe shumë familje tjera gjithandej Kosovës, duhet ta mësojnë të vërtetën për fatin e më të dashurve të tyre”, ka shkruar Thaçi, duke shprehur zhgënjim të madh për mungesën e presionit ndërkombëtar mbi autoritetet e Beogradit, për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Ky është statusi i plotë i presidentit Thaçi:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSot bëhen 21 vjet kur shumë familje klinase ishin ndarë nga ushtria dhe policia serbe në fshatin Kralan të Gjakovës. Afër 100 burra dhe të rinj ishin ndaluar, por as sot e kësaj dite nuk dihet asgjë për fatin e shumicës prej tyre. Plot 21 vjet kjo dhimbje e prillit është e pashuar për qytetarët e Klinës. Ata, sikurse edhe shumë familje të tjera gjithandej Kosovës, duhet ta mësojnë të vërtetën për fatin e më të dashurve të tyre. Edhe në këtë ditë shpreh zhgënjimin e madh për mungesën e presionit ndërkombëtar mbi autoritetet e Beogradit, për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Kriminelët serbë duhet të dënohen për krimet e tyre dhe drejtësia duhet të ngadhënjejë, që si rajon të mos mbetemi peng i së kaluarës. Kjo është rruga e vetme mbi të cilën mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë, në paqe, me prosperitet, për gjithë popujt tanë!