Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës së Kralanit.
Po ashtu, ajo ka kujtuar edhe të zhdukurit me dhunë nga regjimi serb, për çka ka thënë se sot e kësaj dite nënat, motrat e familjarë të tjerë presin me ankth ndonjë lajm për fatin e më të dashurve të tyre.
“Sot kujtojmë 86 civilët e rrëmbyer nga forcat gjenocidale të Serbisë në Kralan të Gjakovës, të cilët u ndanë nga kolona e të zhvendosurve, të mbledhur në këtë fshat. Civilë moshash të ndryshme, pleq, gra, burra e fëmijë, u vranë mizorisht nga regjimi kriminal serb ose u zhdukën dhunshëm. Sot e kësaj dite, nënat, motrat e familjarët e tjerë presin në ankth ndonjë lajm për fatin e më të dashurve të tyre, të zhdukur me dhunë nga regjimi serb. Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to!”, ka thënë Osmani.
-
Osmani: Masakra e Kralanit dhe Qupevës së Epërme, dëshmi e tentimit për spastrim etnik
-
27 vjet nga masakra e Kralanit në Gjakovë
-
Osmani për masakrën e 3–4 shkurtit 2000 në Mitrovicë: Drejtësia mbetet kërkesë e pandalshme
-
Osmani ua ndan Medaljen Presidenciale nënave të Srebrenices
-
Përkujtohen masakrat në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan