Zgjedhjet Lokale në Kosovë do të mbahen në vjeshtën e këtij viti. Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka kërkuar monitorimin e këtyre zgjedhjeve nga misionet ndërkombëtare, raporton KTV.
Këtë presidenti e ka bërë nëpërmjet një letre që ia ka dërguar përfaqësueses së BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFtesa e Thaçit dërguar përfaqësueses së BE-së, ka përkrahjen edhe të kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.
Albert Krasniqi nga KDI-ja, ka thënë se misionet ndërkombëtare për vëzhgimin e zgjedhjeve janë gjithmonë të mirëseardhura.
Ai ka përmendur rastin e organizimit për herë të parë të zgjedhjeve edhe në veri të vendit, ku ishte e pashmangshme prania e ndërkombëtarëve, por sipas tij, Kosova tani është në një fazë krejt tjetër.