Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosovarët votojnë më 22 tetor

Qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit në vjeshtë, për t’i zgjedhur autoritetet lokale – kryetarët e komunave dhe anëtarët e kuvendeve komunale, shkruan sot Koha Ditore Data e zgjedhjeve është caktuar të mërkurën nga kreu i shtetit.

Pas konsultimeve me përfaqësuesit e subjekteve politike, presidenti Hashim Thaçi e ka dekretuar datën kur do të jepet verdikti i sovranit për përfaqësuesit lokalë.

“Zgjedhjet lokale për organet vetëqeverisëse lokale në Republikën e Kosovës do të mbahen më 22 tetor 2017”, thuhet në vendimin e firmosur nga presidenti Thaçi. “Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale, në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi”.

(Më shuamë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.