Qytetarët e Republikës së Kosovës, më 22 tetor, do t’u drejtohen sërish kutive të votimit, por këtë herë për zgjedhjet lokale, raporton KTV.
Kështu vendosi presidenti i republikës, Hashim Thaçi, pas takimit me përfaqësuesit e partive politike në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo datë erdhi si propozim i pothuajse shumicës së përfaqësuesve politikë, ndërsa arsyeja ishte që procesi zgjedhor të mbahej me orën verore.
Kreu i shtetit ka thënë se Kosova tashmë ka instaluar traditën e zgjedhjeve demokratike, e kjo u dëshmua edhe në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit. PSHDK-ja i kërkoi KQZ-së që në vendvotime të vendosen kamera, në mënyrë që të monitorohet çdo lëvizje e komisionerëve dhe vëzhguesve.