Më 6 tetor qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit.
Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar këtë datë, 4 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në vendimin e presidentit.
Partitë politike përkrahin 6 tetorin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare vijnë pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj dhe shpërndarjes së Kuvendit më 22 gusht.
Gjatë së hënës, presidenti Thaçi dekretoi edhe shpërndarjen e legjislaturës së VI të Kuvendit.