Për kreun e shtetit, Hashim Thaçi, Kosova dhe Greqia do të vazhdojnë t’i forcojnë marrëdhëniet bilaterale, duke bashkëpunuar dhe mirëkuptuar njëra-tjetrën, ani pse Greqia ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Thaçi ka takuar sot në Prishtinë, kryediplomatin grek, Nikolaos Kotzias, me të cilin thotë të ketë diskutuar për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për përforcimin e perspektivës evropiane për tërë rajonin.
“Greqisë i jemi shumë mirënjohës për rolin mbështetës në rrugën evropiane të Kosovës dhe e çmojmë që këtë vit ka pasur një ngritje të vëmendjes së Bashkimit Evropian për rajonin tonë”, ka thënë Thaçi.
Artikuj të ngjashëm
-
Thaçi thotë se Kosova do të hap zyrën për çështje ekonomike në Athinë
-
Thaçi: Është koha që Kosova e Greqia të thellojnë bashkëpunimet
-
Zyrtari grek sheh potencial në rritjen e shkëmbimit ekonomik me Kosovën
-
Thaçi i kërkon mbështetje kryeministrit grek Tsipras
-
Greqia përkrah Kosovën në rrugën drejt BE-së