Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në një takim lamtumirës shefen e zyrës greke në Kosovë, ambasadoren Konstantina Athanassiadou.
Ambasadorja Athanassiadou theksoi se Greqia mbetet përkrahëse e Kosovës në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Presidenti Thaçi dhe ambasadorja Athanassiadou diskutuan edhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Greqisë.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar ambasadoren Athanassiadou për angazhimin e saj personal dhe për përkrahjen e Greqisë për Kosovën.
“Greqia e ka mbështetur vazhdimisht Kosovën në proceset e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare”, u shpreh presidenti Thaçi.
Artikuj të ngjashëm
-
Thaçi e Kotzias flasin për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë
-
Haradinaj kërkon nga Greqia ta njohë Kosovën
-
“Greqia e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën”
-
Thaçi thotë se Kosova do të hap zyrën për çështje ekonomike në Athinë
-
Osmani: Thellimi i bashkëpunimit Kosovë-Greqi i dobishëm edhe për rajonin