Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim lamtumirës, shefen e Zyrës greke në Kosovë, Konstantina Athanassiadou, të cilën e falënderoi për kontributin e dhënë gjatë misionit të saj në Kosovë dhe i shprehu vlerësimet e Qeverisë për rolin e Greqisë në ndërtimin e raporteve bilaterale.
“Integrimi në strukturat euroatlantike është prioritet i institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës dhe mbështetja e Greqisë në këtë fushë është e nevojshme”, ka thënë Haradinaj, duke kërkuar nga Greqia njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vazhdimin e partneritetit ekonomik e diplomatik.
Siç njofton komunikata nga zyra e kryeministrit, shefja e Zyrës greke në Kosovë, Konstantina Athanassiadou, theksoi se qasja konstruktive e Greqisë karshi Kosovës do të vazhdojë, si rezultat i bashkëpunimin korrekt me të gjitha institucionet në vend.
Kryeministri Haradinaj dhe shefja e zyrës në largim e Greqisë, Athanassiadou, u dakorduan për angazhim të përbashkët për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.
-
Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por anëtarësimi kërkon reforma
-
Haxhiu takohet me kryeministrin çek, i kërkon mbështetje tutje për Kosovën
-
Kurti, Hoxhajt: Bashkërendimi mes Kosovës dhe Shqipërisë s’është zgjedhje, por detyrë
-
Haxhiu ministrit të Jashtëm të Shqipërisë: Ju keni qenë zëri ynë kur Kosova nuk kishte zë
-
Kurti takohet me Kallasin, kërkon që Kosovës t'i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE