Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi merr sot pjesë në Forumin e Sigurisë „То be Secure“ në Budvë, i cili organizohet nga Këshilli Atlantik dhe nën patronatin e Qeverisë së Malit të Zi.
Sipas agjendës, të cilën e ka siguruar RTK, presidenti Thaçi bashkë me presidentin malazez, Millo Gjukanoviq priten të jenë folësit kryesorë në këtë Forum, ku do të marrin pjesë edhe shumë zyrtarë të amerikanë, kanadez dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.
Karakteristika kryesore e këtij Forumi është pjesëmarrja e shumë zyrtarëve të lartë, akademikëve dhe ekspertëve të shquar në politikën e sigurisë dhe menaxhimin e saj.
Ky forum është eveniment që ndihmon jo vetëm nxitjen e ideve të reja rreth sigurisë, por gjithashtu nxit të menduarit taktik në përpjekjet për reforma në Evropën Juglindore.
Forumi ka për qëllim ndërtimin e lidhjeve më të ngushta midis aktorëve kryesorë dhe partnerëve dhe për ta bërë këtë rajon më të sigurt, vend më të begatë, në gjendje të kontribuojë në sfidat globale në të ardhmen.
-
Thaçi takon kryeministrin malazias, bisedojnë për proceset integruese
-
BE-ja bën ftesë për respekt dhe bashkëpunim rajonal në prag të samitit në Tivat
-
Hoti në samitin e Këshillit Atlantik, merr pjesë edhe Vuçiqi
-
Vuçiqi pret shkëmbim argumentesh “jo të lehta” me Thaçin në Davos
-
Presidenti Thaçi merr pjesë në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit