Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Zvicër, ku do të marrë pjesë në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit.
Ai do të jetë në panelin “Dialogu Diplomatik për Ballkanin Perëndimor”, ndërkohë që janë paraparë edhe takime bilaterale edhe me liderë të ndryshëm shtetesh që po marrin pjesë në këtë forum.
Thaçi, gjithashtu do të jetë i pranishëm edhe në adresimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, drejtuar liderëve të të gjitha vendeve pjesëmarrëse.
Artikuj të ngjashëm
-
Thaçi: Në Davos do të shprehë synimet e Kosovës për integrimin evropian
-
Vuçiqi pret shkëmbim argumentesh “jo të lehta” me Thaçin në Davos
-
Kurti në Davos për Forumin Ekonomik Botëror
-
Trumpi do t’i drejtohet sot me një fjalim Forumit Ekonomik Botëror
-
Kurti udhëton në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, do të jetë folës në panele