Bashkimi Evropian beson se Mali i Zi është krejtësisht i përgatitur për të garantuar sigurinë e samitit BE-Ballkani Perëndimor që nesër zhvillohet në Tivat.
Këtë e ka thënë edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili pas një turneu nëpër vendet e rajonit, po ashtu ndodhet në këtë qytet bregdetar. Costa së bashku me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, janë bashkëkryesues të këtij samiti.
“Kemi besim në autoritetet shtetërore të Malit të Zi se do të sigurojnë samitin dhe të gjithë pjesëmarrësit. Kjo përfshin edhe Presidentin e Serbisë, Vuçiq”, është përgjigjur Costa kur është pyetur për paralajmërimet se Vuçiqi nuk është i sigurt në Mal të Zi.
Vuçiqi, nga ana e tij, ka thënë se ai do të shkojë në Tivat dhe atje “do të thotë krejt çka mendon”. Më herët, shërbimi serb i zbulimit, BIA, ka dhënë rekomandimin për Vuçiqin që të mos shkojë, por Vuçiqi më pas është shprehur se ai do të shkojë sepse nuk ka frikë. Krejt kjo lojë nga diplomatët shihet si një lojë e Vuçiqit që të jetë protagonist kryesor i këtij samiti.
Pas tensioneve të fundit mes Malit të Zi dhe Serbisë, që përfshijnë edhe moslejimin e disa qytetarëve që të hyjnë në territorin e vendeve përkatëse, BE-ja ka bërë thirrje që të parandalohen pengesat.
“Ne kemi marrë në dijeni vendimin e autoriteteve të Malit të Zi që të mohojnë hyrjen e disa personave nga Serbia bazuar në shqetësimet për sigurinë kombëtare në kuadër të ligjit shtetëror. Jemi duke ndjekur situatën në kufirin e Serbisë dhe u bëjmë ftesë që të kthehet normaliteti i procedurave dhe të parandalohen pengesat tjera”, ka thënë një zëdhënës i BE-së.
Edhe
“Anëtarësimi i Malit të Zi në BE deri më 2028 – realitet”
Ky zëdhënës ka bërë ftesë për forcim të bashkëpunimit rajonal dhe respekt të dyanshëm.
Ndërkohë, në BE është konfirmuar se në samit nuk do të marrë pjesë Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, për shkaqe shëndetësore.
-
Presidenti i Këshillit Evropian vjen në Kosovë, takon Kurtin, Haxhiun e opozitën
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat përfundon pa deklaratë të përbashkët
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor sot në Tivat, Kosova kërkon trajtim të drejtë në procesin e zgjerimit
-
Vuçiq vazhdon ta vuajë që Mali i Zi e ka pranuar pavarësinë e Kosovës