Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi takon kryeministrin malazias, bisedojnë për proceset integruese

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një postim përmes Twitterit njofton për takimin me kryeministrin malazez, Dushko Markoviq, në Sofje, ku po mbahet samiti i BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor..

“Sot jam në Sofia ku Boyko Borissov i ka mbledhur udhëheqësit e BE-së dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor, për të krijuar një moment të ri të zgjerimit.

Kosova tani është një akter kyç në përparimin e sigurisë në rajon.

Me kryeministrin e Malit të Zi, Markoviq diskutuam për përpjekjet tona të përbashkëta për t’u integruar në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Thaçi.