Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, janë takuar për konsultime para fillimit të samitit të Bashkimit Evropian (BE) dhe Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Sofje. Në tekstin që e shoqëron fotografinë, presidenti i vendit këtë samit e konsideron “historik dhe me rëndësi të madhe për Republikën e Kosovës dhe tërë rajonin”
Në tekst shkruan:
"Në konsultimet e fundit para nisjes së Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë. Ky samit i përbashkët është historik dhe me rëndësi të madhe për Republikën e Kosovës dhe tërë rajonin tonë", ka shkruar Thaçi në profilin e tij në “Facebook”.
Artikuj të ngjashëm
-
Thaçi thotë se po përgatitet faza e marrëveshjes historike mes Kosovës dhe Serbisë
-
Thaçi thotë se në qershor pritet rekomandimi për vizat
-
Kryeministri i Bullgarisë i bën bashkë Merkelin, Thaçin e Vuçiqin
-
Thaçi: Kosova është e gatshme të hyjë në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë
-
Haradinaj në Samitin e Sofjes dhe në Forumin Ekonomik të Vjenës