Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi dhe të tjerët apelojnë refuzimin për lirim nga Specialja

Ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi kanë apeluar vendimin refuzues të gjyqtarit të procedurës paraprake për lirim me kusht nga Gjykata Speciale.

Në uebfaqen e Gjykatës Speciale është bërë e ditur se presidentja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar panelin e Apelit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Michele Picard, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen janë të përzgjedhurit e Trendafilovës.

Aty bëhet e ditur se apelimi i Veselit ishte bërë më 1 shkurt, ndërsa dy ditë më pas kishin apeluar edhe tre ish-krerët tjerë të UÇK-së.

Në refuzimin e parë për lirim me kusht, ishte shprehur pretendimi se ekziston rreziku që ish-pjesëtarët e UÇK-së të arratisen, të ndikojnë në dëshmitarë ose ta kryejnë ndonjë krim.

Po ashtu Specialja ka njoftuar se në çështjen e Salih Mustafës, është urdhëruar Zyra e Prokurorit të Specializuar që deri më 15 shkurt të dorëzojë dosjen paraprake si dhe listën e dëshmitarëve dhe provave materiale të propozuara.