Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, për vetëtërheqjen e saj nga detyra specifike e caktimit të panelit të Gjykatës së Apelit, i cili do të vendosë mbi ankesën e Thaçit për lirimin e përkohshëm.
Në një njoftim të enjten, u bë e ditur se kjo kërkesë ishte drejtuar më 16 gusht.
Prej disa muajsh, ish-presidenti Thaçi po mbahet në Hagë, i akuzuar për krime lufte. Njëjtë po mbahen edhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.
Artikuj të ngjashëm
-
Thaçi dhe të tjerët apelojnë refuzimin për lirim nga Specialja
-
Mbrojtja kërkon lirimin e Thaçit, si argument paraqet vendosmërinë e tij për themelimin e Speciales
-
Thaçit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj
-
Thaçi mbetet në paraburgim, ndonëse mbrojtja insiston se pushuan rrethanat për këtë masë
-
Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes në rastin Thaçi dhe të tjerët