Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot deputetin e Parlamentit të Kanadasë, Borys Wrzesnewskyj, njëherësh kryesues i Asociacionit Parlamentar të NATO-s në Kanada, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e Kosovës dhe Kanadasë, veçanërisht në sektorin e sigurisë.
Presidenti Thaçi u shpreh i kënaqur që Kosova dhe Kanadaja këtë vit shënojnë 10 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve dhe e falënderoi deputetin Wrzesnewskyj për përkrahjen e vazhdueshme që Kanadaja i ka dhënë Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jemi mirënjohës për mbështetjen që na keni dhënë në të gjitha fazat”, u shpreh Thaçi.
“Tani po punojmë për forcimin e paqes dhe për stabilitetin e qëndrueshëm. Është njësoj e rëndësishme të përkrahet Kosova edhe tani, veçanërisht në përpjekjet për të arritur marrëveshjen e përhershme paqësore me Serbinë dhe në transformimin e FSK-së në forcë të gatshme për t’u bërë anëtare e NATO-s”, shtoi presidenti Thaçi.
Deputeti Wrzesnewskyj u shpreh se e njeh mirë rrugën e vështirë dhe tragjike të Kosovës dhe e kupton rëndësinë e sigurisë së përgjithshme.
“Është inkurajues zhvillimi i deritashëm i Kosovës në përgjithësi dhe zhvillimi i FSK-së në veçanti”, theksoi deputeti Wrzesnewskyj.
“Kosova është e qartë se të ardhmen e sheh në NATO dhe BE”, përfundoi presidenti Thaçi.