Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin jo-rezident të Kanadasë, Daniel Maksymiuk, të cilin e ka falënderuar për avancimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Kanadasë në kohën e shërbimit të tij.
“U jam mirënjohjes personalisht për ngritjen e bashkëpunimit bilateral në mes dy vendeve tona në një dinamikë të shtuar”, u shpreh Thaçi.
Siç njofton komunikata për media, Thaçi tha se Kosova i është mirënjohëse Kanadasë për përkrahjen e vazhdueshme.
“Kosova i është mirënjohëse Kanadasë që ka vazhduar ta përkrahë në çdo iniciativë, në çdo organizatë dhe forum ndërkombëtar. Jam i lumtur që kemi filluar bashkëpunim konkret në fushën e sigurisë e të mbrojtjes, por edhe të ekonomisë”, u shpreh Thaçi.
Nga ana tjetër Ambasadori Maksymiuk, siç njofton presidenca, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin që ka pasur me institucionet e Kosovës si dhe me shtimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve.
“Kanadaja i përkrah përpjekjet për paqe të qëndrueshme në Kosovë dhe rajon dhe aspiratën e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe në BE”, ka thënë Ambasadori Maksymiuk.
Edhe
Kanadaja mbështet integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës
Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova mund të mësojë shumë nga përvojat e Kanadasë dhe falënderoi ambasadorin Maksymiuk që ka nisur disa iniciativa të tilla nga të cilat do të përfitojë shteti dhe shoqëria kosovare.
Në fund të takimit, Presidenti Thaçi i uroi Ambasadorit Maksymiuk suksese në angazhimet e tij të reja.
-
Thaçi dhe kryesuesi i Asociacionit Parlamentar të NATO-s në Kanada bisedojnë për bashkëpunimin në sektorin e sigurisë
-
Thaçi pranon kredencialet nga ambasadori i Belgjikës, Frederic Maurice
-
Ambasadori zviceran ia dorëzon kredencialet presidentit Thaçi
-
Thaçi ambasadorëve të QUINT-it dhe BE-së: Qytetarët kanë nevojë për një qeveri me mandat të plotë