Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi dekoron me urdhrin “Heroi i Kosovës” dëshmorin Kapllan Ahmetaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me urdhrin “Heroi i Kosovës” dëshmorin Kapllan Ahmetaj.

“Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, sot kam dekoruar dëshmorin Kapllan Ahmetaj, me urdhrin “Hero i Kosovës”, për trimërinë dhe sakrificën për lirinë e Kosovës. Kujtimi për sakrificën e tij në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës do të jetë i përhershëm”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Eshtrat e Ahmetajt u rivarrosën pak ditë më parë në Radishevë të Skenderajt.