Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës”.
Sipas njoftimit për media, urdhri “Hero i Kosovës” është ndarë për dëshmorët Sejdi Osmani, Xhevat Osmani e Muhamet Gashi dhe për Qerim Kocën.
Me ç’rast, Thaçi ka shkruar se Kosova është e arritur e shumë brezave të familjeve atdhetare që dhanë gjithçka për lirinë dhe krijimin e shtetit.
“Sot, urdhrin ‘Hero i Kosovës’ e ndava për dëshmorët Sejdi Osmani, Xhevat Osmani e Muhamet Gashi dhe për bashkëluftëtarin e Shaban Polluzhës, Qerim Kocën. Republika e Kosovës është e arritur e shumë brezave të familjeve atdhetare, që dhanë gjithçka për lirinë dhe krijimin e shtetit tonë”, ka shkruar Thaçi.
Artikuj të ngjashëm
-
Dëshmorët e Brigadës 138 “Agim Ramadani” dekorohen me urdhrin Hero i Kosovës
-
Shaban Jashari dekorohet me titullin “Hero i Kosovës”, luftëtaret e UÇK-së me urdhrin “Heroina të Kosovës”
-
Osmani dekoron Smajl Hajdarajn me Urdhrin “Hero i Kosovës”
-
Reuters: Thaçi do ta nderojë Trumpin me “Urdhrin e Lirisë”
-
Thaçi krijon urdhrin “Adem Demaçi”, do t’u ndahet personaliteteve që shquhen për qëndresë