Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dëshmorët e Brigadës 138 “Agim Ramadani” dekorohen me urdhrin Hero i Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar me urdhrin Hero i Kosovës të gjithë dëshmorët e Brigadës 138 "Agim Ramadani".

Duke qenë se presidenti Thaçi është nisur për në Shqipëri për të vizituar të prekurit nga tërmeti, dekoratat janë dorëzuar nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, dhe këshilltari i presidentit Bislim Zyrapi.

Ministri Berisha tha se çdo ditë e më shumë Beteja e Koshares po e merr vendin e merituar.

"Sot është një ditë e veçantë, e rëndësishme për të gjithë ne, është dita e Ushtrisë së Kosovës dje nuk është rastësisht që ne e kemi gjetur këtë ditë që t'i ndajnë dekoratat. Çdo shtet e ka një ose dy beteja me të cilat krenohet me to, unë jam më se i bindur se çdo ditë e më shumë beteja e Koshares po e merr vendin e merituar", tha ai.

Këshilltari i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Bislim Zyrapi, ka kërkuar falje në emër të presidentit për mungesën e tij në këtë ceremoni.

"Jam shumë i nderuar që sot e kam mundësinë të ndajë urdhrin Hero i Kosovës për të gjithë dëshmorët", tha ai./KsP.