Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani dekoron 5 ushtarakë të brigadës së UÇK-së “Agim Ramadani”

Osmani dekoron post mortem 5 ushtarakë të Brigadës së UÇK-së 138 “Agim Ramadani”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në prag të përvjetorit të Betejës së Koshares, ka dekoruar të premten post mortem me Medalje Presidenciale pesë ushtarakë të Brigadës së UÇK-së 138 “Agim Ramadani”.

Sipas propozimit të përfaqësuesve të Brigadës, presidentja Osmani, për trimërinë e dëshmuar gjatë Betejës së Koshares dhe kontributin pas luftës, ka dekoruar ushtarakët: Adem Dahri, Afrim Beka, Arben Sejdiu, Faik Gashi dhe Skënder Rexhahmetaj.

Dekoratat iu ndanë familjarëve të luftëtarëve në praninë e komandantëve të Brigadës 138.

Presidentja ka çmuar kontributin e luftëtarëve të UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe ka theksuar se liria e Kosovës mbanë emrin e secilit prej tyre.

“Ndihem e nderuar që në këtë përvjetor të lavdishëm si presidente dekoroj me medalje pesë luftëtarë të shquar të Brigadës “Agim Ramadani”. Kontributi dhe sakrifica e tyre do të jenë udhërrëfyes për brezat dhe tregues i vlerës së lirisë që e gëzojmë”, është shprehur Osmani.

Edhe Agim Ramadani u portretizua si arkitekt i thyerjes së madhe Arbëri Agim Ramadani u portretizua si arkitekt i thyerjes së madhe

Familjarët kanë falënderuar Osmanin dhe kanë thënë se kjo dekoratë ka vlerë të veçantë në këtë përvjetor të Betejës së Koshares.

Manifestimi kushtuar përvjetorit të 23-të të Betejës së Koshares, pritet të mbahet më 9 prill nën patronazhin e presidentes Osmani.