Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tetë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, shkon në 850 numri i të infektuarve

Ka shkuar në 850 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Përgjatë 24 orëve të fundit janë testuar 238 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 8 qytetarë.

Deri më tani numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 31.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë kryer mbi 10 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 850 qytetarë. 620 qytetarë tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 199 persona aktivë me COVID19./Tch/