Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tetë të vdekur e 1.658 raste me COVID-19 sot në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 5.367 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 1.658 qytetarë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë vdekur 8 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 2.005 janë shëruar.

Janë 24.081 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.