Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

81 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri

81 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24-orët e fundit në Shqipëri.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, rastet e reja pozitive janë shënuar nga gjithsej 1,224 testime të kryera.

Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 102, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 268,764.

Me këtë rast, edhe numri i rasteve aktive me koronavirus në Shqipëri ka rënë në 634.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 37 pacientë, nga të cilët tetë janë në gjendje më të rënduar.

Shqipëria ka regjistruar deri më tash 272.885 raste me koronavirus, ndërsa betejën me sëmundjen e kanë humbur 3,487 pacientë.