Arbëri

Protesta e PD-së në Shqipëri, lëndohet deputeti Nallbati dhe 16 policë

Shqipëria

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka shkruar në 16 numri i policëve të lënduar në protestën e organizuar nga opozita. Sipas njoftimit, policët e lënduar janë dërguar në spital pasi kanë pësuar djegie dhe dëmtime të tjera fiizke.

“Policia e Shtetit, gjatë gjithë zhvillimit të tubimit iu ka bërë thirrje me megafon protestuesve të dhunshme që të distancoheshin nga dhuna, por sulmet ndaj punonjësve të policisë kanë vijuar deri në përfundim të tubimit me bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta. Si pasojë e sulmeve drejt Policisë  u dëmtuan 16 punonjës Policie, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie dhe dëmtime fizike”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit të cilës ia ka bashkangjitur edhe një video të policëve të lënduar duke marrë trajtim mjekësor.

Siç raporton "Top Channel", i lënduar ka mbetur edhe deputeti demokrat Bledion Nallbati.

Deputeti është dërguar drejt Spitalit të Traumës, i shoqëruar nga kolegët e tij. Sipas Partisë Demokratike, Nallbati ka pësuar lëndime në kokë dhe u tha se ka djegie edhe në fytyrë.

Atë në spital e ka vizituar edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Kjo protestë është në vazhdën e të tjerave të cilat PD-ja në Shqipëri i organizon çdo javë me pretendimin për ta rrëzuar nga pushteti kryeministrin Edi Rama.

Opozita e akuzon Ramën se erdhi në krye të Shqipërisë me vota të vjedhura.


Tetë policë të lënduar pas protestave të opozitës në Shqipëri

Tetë policë janë lënduar pas hedhjes së bombave molotov dhe goditjeve me sende të forta nga protesta e thirrur nga opozita në Shqipëri të martën.

Tre policë janë transpotuar për ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve më të rënda.

“Nga vijimi i tubimit para Parlamentit, si pasojë e sulmit me bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta, u dëmtuan edhe tre punonjës policie, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie e dëmtime fizike nga sendet e forta. Përgjatë gjithë tubimit u dëmtuan 8 punonjës policie”, ka njoftuar Policia e Shtetit.

Opozita në Shqipëri po organizon çdo javë protesta në kërkim për ta rrëzuar nga pushteti kryeministrin Edi Rama.

Edhe javën e kaluar, protestuesit hodhën bomba molotovë në drejtim të Parlamentit e objektit të Kryeministrisë.  

Opozita e akuzon Ramën se është në krye të Shqipërisë me vota të vjedhura. Në zgjedhjet e majit 2025, Rama fitoi bindshëm.