Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se qytetarët të cilët i kanë pasur terminet për marrjen e dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19 me datën 20 korrik, se terminet e tyre shtyhen për një ditë më vonë, për datën 21 korrik, për shkak të festës së Bajramit.
‘’Qytetarët që kanë pasur termine për ditën e martë, dozat e dyta të vaksinave do t’i marrin ditën e mërkurë, sipas intervaleve kohore të përcaktuara në terminet e tyre dhe në të njëjtat Qendra të vaksinimit ku i kanë marrë edhe dozat e para’’, thuhet në njoftimin e MSH-së.
MSH-ja u ka bërë thirrje qytetarëve të moshës mbi 18 vjeç që të aplikojnë përmes platformës eKosova për caktim të termineve për marrje të vaksinës kundër COVID-19.
Artikuj të ngjashëm
-
Qytetarët që kanë pasur të vaksinohen ditën e Bajramit, do t’i marrin të mërkurën
-
Personat mbi 50 vjeç tani mund ta marrin dozën e katërt anti-COVID
-
Miratohet edhe doza e katërt e vaksinës anti-COVID në Kosovë
-
MSH-ja miraton vaksinimin me dozë të tretë të personave mbi 12 vjeç
-
Disa persona duhet të presin më shumë para se ta marrin dozën e dytë për COVID-19