(Ekonomiaonline) - Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se qytetarët që kanë pasur të vaksinohen më 20 korrik, vaksinat do t’i marrin të mërkurën, më 21 korrik.
Sipas njoftimit, kjo shtyrje e procesit të vaksinimit po bëhet për shkak të festës së Kurban Bajramit.
“Pra, qytetarët që kanë pasur termine për ditën e martë, dozat e dyta të vaksinave do t’i marrin ditën e mërkurë, sipas intervaleve kohore të përcaktuara në terminet e tyre dhe në të njëjtat Qendra të vaksinimit ku i kanë marrë edhe dozat e para. Në të njëjtën kohë, MSh u bën thirrje qytetarëve të moshës mbi 18 vjeç që të aplikojnë përmes platformës eKosova për caktim të termineve për marrje të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.
-
Terminet për vaksinim më 20 korrik shtyhen për një ditë më vonë
-
MSH-ja miraton vaksinimin me dozë të tretë të personave mbi 12 vjeç
-
MSH-ja bën thirrje për vaksinim me dozën përforcuese anti-COVID
-
Doza përforcuese mund të merret tre muaj pas së dytës
-
Dozë e tretë dhe dozë përforcuese – cili është dallimi?