Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Temperatura verore në fundjavën e fundit të prillit

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Fundjava e fundit e muajit prill do të përcillet me temperatura verore, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas njoftimit, të shtunën e 25 prillit temperaturat maksimale do të mbërrijnë deri 21 gradë celsius, ndërsa ato minimalet do të lëvizin mes 3 dhe 5 gradë celsius. Parashihet mot kryesisht me diell.

Edhe e diela do të jetë e ngjashme, me temperatura deri 22 gradë celsius maksimalen.

Sipas IHMK-së, nga aspekti agrometeorologjik këto kushte janë të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore pranverore, me rrezik të lehtë nga temperaturat minimale relativisht të ulëta.

“Nga aspekti agrometeorologjik, këto kushte janë të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore pranverore, sidomos për proceset e fotosintezës dhe rritjes vegjetative. Megjithatë, temperaturat minimale relativisht të ulëta mund të paraqesin rrezik të lehtë për stres termik në fazat e hershme fenologjike të disa kulturave të ndjeshme, veçanërisht në zonat”, thuhet në njoftim të IHMK-së.