Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti në vikend

Moti

Foto: Ilustrim

Gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 10 deri në 15 gradë. 

Sipas parashikimit të shtunën do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 1–4 m/s.

Edhe të dielën temperatura minimale do të lëvizin ne mes të 0 e 3 gradë, ndërsa maksimale në mes të 13 e 17 gradë. 

Të dielën era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej 1–3 m/s.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se temperaturat e ulëta gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes mund të shkaktojnë ndjesi të theksuar të freskisë, veçanërisht te personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike. 

IHMK-ja ka rekomanduar veshje të përshtatshme për temperaturat e kësaj periudhe.

Gjithashtu thuhet se temperaturat e ulëta gjatë orëve të mëngjesit kërkojnë kujdes të shtuar për kulturat bujqësore të ndjeshme ndaj të ftohtit, veçanërisht në zonat e ulëta dhe në vendet ku mund të krijohen kushte për paraqitjen e ngricave të hershme. 

“Fermerët këshillohen të kujdesen për kulturat e ndjeshme dhe të përshtatin aktivitetet bujqësore sipas kushteve të motit. Rritja e temperaturave maksimale të dielën do të krijojë kushte më të favorshme për punët bujqësore gjatë ditës”, thuhet në njoftim.