Në rrugën “Ndue Përlleshi”, në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, telat për furnizim me energji elektrike po i rrezikojnë banorët.
Telat, që shihen në pamjet e siguruara nga KOHA, kanë rënë në një lartësi sa një njeri i rritur mund t'i prekë me dorë apo edhe një fëmijë me shkop. Po ashtu, janë shumë afër hyrjes së ndërtesës.
KOHA ka pyetur KEDS-in për rastin, pasditen e së enjtes dhe është në pritje të përgjigjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Kabllot “për toke” në lagjen “Aktash” rrezikojnë qytetarët
-
Banorët e lagjes “Mati 1” mbesin pa ujë, ujësjellësi thotë se ka defekt që merr kohë për sanim
-
Një punëtor në Prishtinë e zë rryma teksa mundohet t’i largojë disa tela
-
KEDS njofton për prishje të rrjetit elektrik në disa rajone si pasojë e erërave të forta
-
Në Prishtinë po intervenohet për largimin e rrezikut në ndërtesat e banimit