Për disa ditë, banorët e lagjes “Mati 1” janë duke u përballur me mungesë të ujit, konkretisht banuesit në dy rrugë të kësaj lagjeje. Kjo për shkak të një rrjedhjeje në një pronë private çka ka detyruar ndërprerjen e ujit për të ndalur humbjen e madhe të ujit.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se po zhvillon punime teknike në sanimin e problemit, ndërsa njoftoi tutje se banorët “do të kenë ndërprerje të kohë pas kohshme të furnizimit me ujë të pijshëm deri në sanimin e gjendjes”.
“Njoftojmë konsumatorët e rrugës ‘Jakov Xoxa’, ‘Uran Ajeti’/ ‘Ndue Përlleshi’ se, për shkak të një rrjedhje uji të dukshme në rrugën ‘Uran Ajeti’ në lagjen Mati 1, rrjedhje kjo në pronë private (pronë e cila ka qenë rrugë publike e shpronësuar më pastaj në pronë private nga Komuna e Prishtinës), kemi qenë të obliguar të marrim masa adekuate për ndërprerje të ujit, për arsye se kjo rrjedhje përveç që po shkakton humbje të mëdha të ujit është me mundësi rreziku potencial për banorët që jetojnë në atë objekt”, ka njoftuar kompania.
“Në të njëjtën kohë edhe gjatë ditës së djeshme duke vazhduar edhe sot do e kemi autocisternën/autobotin për të ia mundësuar banorëve furnizimin me ujë”, njoftohet tutje, raporton KOHA.
Sipas KRU “Prishtina” problemi është i ndërlikuar dhe do kohë për sanim.
-
Banorët e “Mati 1” protestojnë për mungesë të ujit, KRU “Prishtina” thotë se u shpenzuan rezervat
-
Rrjedhja e kanalizimit pa ndalur për 2 muaj dëmton rrugët në “Mati 1”
-
Pjesë të Prishtinës pa ujë shkaku i një defekti, riparimi vazhdon edhe nesër
-
Disa lagje të Prishtinës, të dielën pa ujë
-
Defekt i papritur në rrjetin e ujësjellësit, disa pjesë në qendër të Prishtinës mbesin pa ujë