Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e dokumenteve të krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës gjatë periudhës 1998-1999, sot dorëzon kontingjentin e dymbëdhjetë të padive të bëra nga qytetarët e kësaj komune ndaj serbëve të dyshuarve për krime lufte.
Bashkangjitur padive të qytetarëve, do të dorëzohen dëshmitë, dokumentet e gjetura të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë, të cilët kanë operuar në këtë komunë.
Dorëzimi i padive dhe dokumenteve do të bëhet në Departamentin për Krime Lufte në Prokurorinë Speciale në Prishtinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Nesër dorëzohet edhe një padi për krimet e luftës në Gjakovë
-
Prokurorisë Speciale i dorëzohen 9 padi ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte
-
Njëqind padi të tjera për vrasjet dhe masakrat e kryera në Gjakovë
-
Të premten dorëzohen në Polici kallëzime penale për krimet e kryera nga serbët
-
Dorëzohen 100 padi të reja për krimet serbe në Gjakovë