Zyra për mbledhjen e dokumenteve dhe dokumentimin e krimeve të luftës në komunën e Gjakovës ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale kontigjentin e nëntë padive ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë gjatë periudhës 1998-1999.
Udhëheqësja e grupit të shoqërisë civile në Gjakovë, Shkëndije Hoda, është shprehur optimiste se këto raste do të zbardhen. Ajo po ashtu ka thënë se janë pritur mirë nga Prokuroria dhe se janë të kënaqur me punën e tyre.
“Nuk dyshoj. Për vetë faktin që serbëve që vinë me datën e 6 janarit po iu ndalohet hyrja (në Gjakovë) kjo është një dëshmi që diçka po ndodhë”, ka thënë Hoda.
Ajo ka thënë se komunës së Gjakovës i mungojnë (të paidentifikuar) edhe 76 persona nga lufta e fundit në Kosovë.
Bashkë me paditë e qytetarëve, Hoda ka thënë se kanë bashkangjitur edhe dëshmi të ushtarëve serbë, të mbetura në Kosovë.
Ky grup ka prezantuar edhe një libër-peticion, në të cilën kanë botuar edhe fotografi nga krimet e luftës që kanë ndodhur në komunën e Gjakovës.
-
“Gjakova 98’99” dorëzon edhe 102 kallëzime penale ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte
-
12 padi të reja i dërgohen Prokurorisë Speciale për krimet e luftës në Komunën e Gjakovës
-
Dorëzohen edhe 12 padi ndaj serbëve për krime lufte në Gjakovë
-
Të tjera padi ndaj serbëve që kryen krime në Gjakovë
-
Aktakuzë në mungesë ndaj 8 personave për krime lufte në Gjakovë