Grupi i Shoqërisë Civile në Gjakovë përmes një komunikate për media bën të ditur se nesër do të dorëzohet edhe kontingjenti i dymbëdhjetë i padive për krimet e serbëve të bëra gjatë periudhës së luftës në komunën e Gjakovës.
“Ju njoftojmë se nesër, me datë 01.08.2019, Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës gjatë periudhës 1998-1999, nesër do të dorëzojë kontingjentin e dymbëdhjetë (12) të padive të bëra nga qytetarët e kësaj Komune ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte”, thuhet në komunikatë.
Bashkangjitur padive të qytetarëve, do të dorëzohen dëshmitë – dokumentet e gjetura të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë, të cilët kanë operuar në këtë Komunë, transmeton Koha.net.
Tutje thuhet se dorëzimi i padive dhe dokumenteve do të bëhet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë- Departamenti për Krime Lufte, në ora 11:00.
-
Të tjera padi ndaj serbëve që kryen krime në Gjakovë
-
Nesër do të dorëzohen kallëzimet penale për krimet e luftës në Kosovë
-
Njëqind padi të tjera për vrasjet dhe masakrat e kryera në Gjakovë
-
Një viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës ngre padi ndaj tre serbëve
-
Të premten dorëzohen në Polici kallëzime penale për krimet e kryera nga serbët