Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99, ka njoftuar se nesër, të premten, do të dorëzojë sërish kallëzime penale për krimet e luftës që ishin bërë ndaj popullatës civile shqiptare, transmeton kp.
“Ju informojmë se përfaqësueset e Grupit të Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99, në komunën e Gjakovës, nesër më datë 03.08.2018 (e premte), në ora 11:00 për herë të gjashtë do të dorëzojnë kallëzime penale kundër kriminelëve serbë në Prokurorinë Speciale- të Republikës së Kosovës- Departamenti për krime Lufte!”, thuhet në njoftimin e këtij grupi, dërguar mediave sot.
-
Të premten dorëzohen në Polici kallëzime penale për krimet e kryera nga serbët
-
Nesër dorëzohet edhe një padi për krimet e luftës në Gjakovë
-
Në Prokurorinë Speciale nesër dorëzohen kallëzimet penale kundër kriminelëve serbë
-
Një viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës ngre padi ndaj tre serbëve
-
‘Shoqata Krimet e Luftës Gjakova 98-99’ nesër dorëzon 100 padi të tjera kundër kriminelëve serbë