Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

‘Shoqata Krimet e Luftës Gjakova 98-99’ nesër dorëzon 100 padi të tjera kundër kriminelëve serbë

Nesër, më 12 mars, në orën 10:00, përfaqësuesit nga Shoqata Krimet e Luftës Gjakova 98-99, do të dorëzojë kontigjentin e 14-të të padive ( 100 padi ) kundër kriminelëve serbë, njëkohësisht këto padi janë të ngritura nga qytetarët e komunës së Gjakovës dhe të Rahovecit.

Këto padi do të dorëzohen në Policinë e Kosovës - Departamenti i Krimeve të Luftës.

Kësaj radhe do të dorëzohen shtesë dosje:

1.Dosjet lidhur me krimet e datës 7,8,9,10 maj 1999, kur u ekzekutuan dhe masakruan 97 persona, si dhe u arrestua një numër i madh i qytetarëve të komunës së Gjakovës ( 247), nga të cilët më pas disa janë liruar dhe të tjerët janë mbajtur peng. Me këtë dosje do të dorëzohen edhe formularët e përgatitur të personave të vrarë në Burgun e Dubravës;

2. Dosja për 112 fëmijët e vrarë në komunën e Gjakovës gjatë periudhës 1998-1999;

Edhe Dorëzohen 100 padi të reja për krimet serbe në Gjakovë Arbëri Dorëzohen 100 padi të reja për krimet serbe në Gjakovë

3. Dosja e kriminelëve pjesëmarrës të krimeve në datat 7,8,9 dhe 10 maj 1999 dhe atyre që kishin bartur kufomat duke i varrosur dhe zhvarrosur me urdhrat e urdhërdhënësve kriminalë serbë.

Kjo shoqatë njëherë bën me dije se sot doli dhe nga shtypi libri për 112 fëmijët e vrarë në komunën e Gjakovës gjatë periudhës 1998-1999, të autores Shkëndije Hoda.