Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte në komunën e Gjakovës dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99, bën të ditur se nesër do të dorëzojnë kallëzime penale ndaj kriminelëve serbë në Prokurorinë Sperciale.
Ky grup për herë të shtatë po bën kallëzim penal ndaj kriminelëve serbë, transmeton Koha.net.
“Ju informojmë se përfaqësueset e Grupit të Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99, nesër më datë 19.11.2018 (e hënë), në ora 13:00 për herë të shtatë do të dorëzojnë kallëzime penale kundër kriminelëve serbë, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës - Departamenti për krime Lufte”, thuhet në komunikatë.
-
Të premten dorëzohen në Polici kallëzime penale për krimet e kryera nga serbët
-
Nesër do të dorëzohen kallëzimet penale për krimet e luftës në Kosovë
-
Një viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës ngre padi ndaj tre serbëve
-
‘Shoqata Krimet e Luftës Gjakova 98-99’ nesër dorëzon 100 padi të tjera kundër kriminelëve serbë
-
Dorëzohen edhe 102 kallëzime penale ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte