Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të rinjtë e AAK-së, protestë kundër Qeverisë para pjesëmarrësve të Samitit

Te rinjtë e AAK-së sot zhvilluam një aktivitet simbolik afër vendit ku u mbajt samiti i Komisioneve për punë të jashtme të parlamenteve të Evropës Juglindore.

Ata kërkuan nga faktori ndërkombëtar që të mos injorojnë faktin e dhimbshëm që Kosova qeveriset nga njerëz që nuk e kanë në fokus zhvillimin e vendit dhe interesin e qytetarit, transmeton Koha.net. Këta njerëz janë fajtorët kyç për korrupsion, nepotizëm si dhe për marrëveshjet e dëmshme si demarkacioni dhe Asociacioni (për komunat me shumicë serbe).

Po ashtu, në këtë aktivitet u kërkua lirimi i menjëhershëm i Ramush Haradinajt, i cili po mbahet padrejtësisht në Francë me urdhër të ish-regjimit të Millosheviqit.

Populli nuk e meriton një qeverisje të tillë, Kosova duhet të ndryshojë rrënjësisht, thuhet në njoftimin e AAK-së lidhur me këtë aktivitet të të rinjve të saj.