Kryetari i Qendrës Burimore për të Pagjetur Bajram Qerkini tha sot se kjo qendër është multietnike, e cila ka për qëllim zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe kujdesin ndaj viktimave që i kanë shpëtuar luftës.
Qerkini tha se aktivitetet e tyre i ka përkrahur Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar për konferencën multietnike.
“Ne jemi bashkuar të gjitha minoritetet që kemi dhimbjen e njëjtë dhe për të qenë më të fortë. Këtu është edhe Milloradi, i cili e ka pranuar këtë bashkim dhe sot ka hedhur lule tek pllaka përkujtimore. Ju mediat mund të na ndihmoni shumë dhe dua që ju t’i frekuentoni takimet tona”, tha Qerkini.
Përfaqësuesi i familjarëve të të pagjeturve nga komuniteti serb Millorad Trifunoviq tha se i vjen keq që kjo tragjedi dhe agoni ende po vazhdon dhe se të gjithë së bashku janë duke kërkuar të pagjeturit./KosovaPress/
-
Familjarët shpresojnë se do të zbulohet fati i të pagjeturve
-
Edhe një shoqatë për të gjetur të zhdukurit
-
Themelohet shoqata “Qendra Burimore për Persona të Zhdukur”
-
BE-ja pret që komisioni i përbashkët të japë kontribut në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur
-
Familjarët thonë se Deklarata për të pagjeturit është ende e mjegulluar